Ballina Flash

Miratimi i Kodit Civil 93 vite më parë

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Më 1 prill 1929 u miratua njëri prej akteve juridike më të rëndësishme të shtetit shqiptar, Kodi Civil.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se Kodi përbënte risi për terrenin normativ dhe shoqëror të Shqipërisë së viteve ‘30.

Vetiu, legjislacioni shqiptar pati shëmbëlltyrën e të drejtave të huaja e veçanërisht të së drejtës franceze, italiane dhe deri diku të asaj gjermane e zvicerane.

Thënë këtë, përgjatë përpilimit, u huazuan dispozitat për barazinë e të gjithë qytetarëve, për emancipimin e pronësisë mbi tokën dhe për lirinë e angazhimit në aktivitete ekonomike.

Hyrja në fuqi e këtij Kodi Civil e grupoi të drejtën civile shqiptare në llojin romano-gjermanik, duke e mëvetësuar nga e drejta otomane. Me ndryshimin e regjimit qeverisës në vend, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ky legjislacion asokohe bashkëkohor, u shfuqizua.

Në dokument, paraqitet një telegram falenderimi që Ministria e Drejtësisë ia drejton mbretit Zog, për vënien në zbatim të Kodit Civil.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Çmimi i gazit në Evropë drejt majave
Artikulli tjetërKalendari i përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, hapet ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”