LONDËR, 30 mars /ATSH-ANSA/- Kryeministri britanik Boris Johnson mbetet në postin e tij dhe refuzon me forcë kërkesën për dorëheqje pas skandalit “Partygate”, nga lideri i opozitës, Keir Starmer gjatë seancës “Question Time” në Dhomën e Komuneve.
Akti i fundit ndodhi me policinë e Londrës e cila vendosi 20 gjoba për shkelje të kufizimeve anti-Covid gjatë festave dhe ngjarjeve të tjera të zhvilluara në Downing Street dhe Whitehall në 2020-2021.
“Hetuesit duhet të vazhdojnë punën e tyre, por ndërkohë edhe ne do të vazhdojmë punën tonë”, theksoi kryeministri Johnson, i cili aktualisht nuk është në mesin e zyrtarëve të sanksionuar.
Johnson akuzoi gjithashtu liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer për hipokrizi, i cili vetëm një javë më parë i tha atij të qëndronte në postin e tij, në mënyrë që t’i garantonte vendit stabilitetin politik të nevojshëm, për të përballuar luftën në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë fjalimit të tij, Starmer përsëriti akuzën ndaj liderit konservator Johnson se ai kishte gënjyer në Dhomën e Komuneve duke pretenduar se gjatë aktiviteteve në Downing Street nuk ishin shkelur rregullat, që më pas përfunduan nën hetim, ndërsa gjobat e policisë kanë treguar qartë se rregullat nuk ishin respektuar. //a.i/























