Ballina Bota

COVID-19 – Polonia heq kufizimet

VARSHAVË, 24 mars /ATSH-DPA/ – Polonia do të heqë kufizimet që kërkojnë përdorimin e maskës në transportin publik dhe hapësirat e brendshme nga java e ardhshme pasi numri i infeksioneve të reja me koronavirus është zvogëluar, deklaroi ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski.

‘’Maskat do të jenë të detyrueshme vetëm në strukturat mjekësore’’, theksoi ai.

‘’Zyrtarët e shëndetësisë nuk do të kontrollojnë më izolimin e personave të infektuar me Covid-19. Mjaftonte që këta pacientë të qëndronin në shtëpi”, tha Niedzielski.

Ministria ka vërejtur një rënie të infeksioneve të reja gjatë dy javëve të fundit.

Sot vendi regjistroi 8 994 infeksione të reja në 24 orët e fundit, 26% më pak se një javë më parë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj prezanton 10 pika si masa për përballimin e pasojave nga rritja e çmimeve
Artikulli tjetërBalla: Paketa e qeverisë 350 milionë dollarë