Ballina Flash

Filarmonia e Odesës luan ”Don’t worry, be happy” pranë llogoreve

ODESA, 9 mars /ATSH-ANSA/ – ””Don’t worry, be happy” është kënga e famshme e Bob Marleyt, e përzgjedhur nga grupi i Marinës Ukrainase gjatë një minikoncerti mbajtur për banorët e Odesës, pranë llogoreve me thasë me rërë përballë Teatrit Akademik Kombëtar të Operës dhe Baletit të Odesës.

Videoja që u bë virale tregon muzikantë ushtarakë duke luajtur notat me instrumente të ndryshme, të rrethuar nga thasë me rërë.

”Ne nuk ia kemi dorëzuar Odesën as Hitlerit dhe nuk do t’ia dorëzojmë atë askujt tjetër”, tha Galyna Zitser, drejtoreshë e Filarmonisë së Odesës, e cila dje dha premierën e saj performancës që nga fillimi i krizës, me kërkesën e një kompanie lokale./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson: Pushtimi i pabesë rus ndaj Ukrainës i destinuar të dështojë
Artikulli tjetërFOKUS – Republika Çeke dërgon trupa në Sllovaki mes kërcënimit rus