TIRANË, 7 mars/ATSH/ Në bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës, ku dje u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, po vijon ende numërimi i votave.
Në bashkinë e Durrësit, deri tani janë numëruar 285 qendra votimi nga 337 në total, ku kryeson kandidatja e PS, Emiriana Sako me 33 206 vota ose 58.38 % të votave.
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka ka marrë në total 16 758 vota ose 29.46 % të votave dhe ai i PD-së, Luan Hoti ka marrë 6915 vota ose 12.16 % të votave.

Në bashkinë e Shkodrës janë numëruar deri tani 196 qendra votimi, nga 250 qendra në total.
Deri tani kryeson kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia me 16 313 vota, ose 44.66%.
Kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni ka marrë 14 463 vota ose 44.66% dhe kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka marrë 5748 vota ose 15.74%.

Në bashkinë Dibër janë numëruar 84 qendra votimi nga 101 në total.
Deri tani kryeson kandidati i PS-së, Rahim Spahiu me 12 175 vota, ose 61.05 % të votave.
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi ka marrë 4037 vota, ose 20.24%.
Kandidati i PD-së, Luan Haka ka marrë 3635 vota, ose 18.23% dhe kandidati i Lëvizja e Re, Dritan Torba ka marrë 95 vota, ose 0.48%.
/m.m//a.a/












