Ballina Bota

KIEV – Zelensky-Michel bisedime për integrimin e vendit në BE

TIRANË, 2 mars /ATSH/- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi sot pasdite një bisedë telefonike me presidentin e këshillit të BE-së Charles Michel, në kuadër të integrimit të vendit në BE.

“Vazhdojmë të mbajmë kontakte të ngushta me presidentin ukrainas Zelensky. Admirim për trimërinë që ai dhe populli i Ukrainës po shfaqin duke i rezistuar agresionit brutal rus”, tha Michel ne Twiiter.

“BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe mbështetje të paprecedentë për Ukrainën”, shtoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistrja gjermane: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, prioriteti ynë
Artikulli tjetërKQZ refuzon ndryshimin e qendrave të votimit në Shosh, Pult dhe Shalë