TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Qendra e re shëndetësore e Tamarës është një tjetër shembull i transformimit të kujdesit shëndetësor parësor në zemër të komunitetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qendra e re shëndetësore në Tamarë, e cila përveç komunitetit është në shërbim të turistëve.
“Mirëmëngjes dhe me qendrën e re shëndetësore të Tamarës magjike, një tjetër shembull i transformimit të kujdesit shëndetësor parësor në zemër të komunitetit dhe në shërbim edhe të turistëve, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
/m.m/a.a/r.e/























