Ballina Bota

FOKUS- Këshilli i Evropës përjashton Rusinë

ROMË, 25 shkurt /ATSH-ANSA/- Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, presidencën e të cilit e mban Italia, ka marrë vendimin për përjashtimin e Federatës Ruse nga anëtarësimi i saj, në zbatim të nenit 8 të Statutit të Këshillit të Evropës.

‘’Italia beson se kjo është një masë e nevojshme në dritën e agresionit të papranueshëm ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar’’, deklaroi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, presidenti në detyrë i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës përbëhet prej 47 vendesh.      /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI- Erdogan: NATO duhej të kishte ndërmarrë hapa më të vendosur në Ukrainë
Artikulli tjetërAkademiku Bardhyl Golemi, fitues i “Çmimit të karrierës” për vitin 2021