TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Eksportet e peshkut të freskët dhe të përpunuar pësuan rritje 19.5 %, gjatë muajit janar të këtij viti, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas MBZHR, zgjerimi i eksportit të këtij sektori është mbështetur nga rritja e investimeve në industrinë përpunuese, prodhimet e të cilave janë mjaft të kërkuara nga tregjet e huaja.
Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit.
Sipas MBZHR, eksportet e produkteve të peshkut në total arritën vlerën 1.2 miliardë lekë, teksa peshku shqiptar shkon kryesisht në vendet e BE-së.
/r.e/





















