TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Aksi rrugor Qafë Thore-Theth tashmë është i hapur për qarkullim.
Kryeministri Edi Rama solli mbrëmjen e sotme pamje nga puna e vazhdueshme që u krye në këtë aks për pastrimin e tij.
“Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth”, njoftoi Rama.
“Tashmë qarkullimi në rrugën e re kryhet pa probleme edhe në kulmin e dëborës”, përfundoi kryeministri Rama.












