TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët me shtim gradual të vranësirave në pjesën e dytë të ditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me intensitet 12-14m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/18 | Diell re |
| Kukës | 5/18 | Diell re |
| Lezhë | 7/19 | Diell re |
| Dibër | 3/17 | Diell re |
| Durrës | 8/20 | Diell re |
| Tiranë | 7/20 | Diell re |
| Elbasan | 6/20 | Diell re |
| Berat | 4/20 | Diell re |
| Vlorë | 8/20 | Diell re |
| Korçë | 4/14 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/18 | Diell re |
| Sarandë | 8/20 | Diell re |












