Ballina Bota

LUKSEMBURG – Parlamenti miraton lehtësimin e masave kundër Covid-19

GJERMANI, 11 shkurt /ATSH-DPA/- Masat e vendosura në Luksemburg gjatë dy viteve të fundit për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit do të lehtësohen gjerësisht pas një vendimi të marrë sot nga organi ligjvënës.

Personat e pavaksinuar do të lejohen edhe një herë në bare dhe restorante, hotele dhe ambiente sportive, për sa kohë që ato ofrojnë dëshmi të një testi negativ për Covid-19.

Gjithashtu, do te hiqet ora policore 23:00 për baret dhe restorantet, ndërsa diskotekat dhe klubet do të lejohen të rihapen.

Nuk ka më kufizime në grumbullimet private dhe personat e kontaktit nuk do të duhet të karantinohen më. Ligji, i cili u miratua me 28 vota nga 38 hyn në fuqi të premten vonë.

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Luksemburg ka rënë së fundmi. Ndërmjet 31 janarit dhe 6 shkurtit, incidenca shtatëditore për 100 000 banorë ishte 1 733, krahasuar me 2 350 një javë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nuk do të ndalojmë deri sa t’i japim fund avazit të ndotjes
Artikulli tjetërTransparencë për partitë politike në mediet sociale, Celibashi bisedon me përfaqësues të Meta-s