Ballina Aktualitet

DPB vendos të transferojë Tahirin në burgun e Fierit

TIRANË, 9 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ministria e Drejtësisë njofton se ish-ministri Tahiri do të transferohet sot në burgun e Fierit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të situatës ka vendosur që ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier. Ndërkohë ende është duke u shqyrtuar se në cilin institucion do të kryejë dënimin Jaeld Çela”, thuhet në njoftim.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Mes tensioneve me Rusinë, Japonia konsideron furnizimin me gaz për Evropën
Artikulli tjetërMeta: Shqetësim për rritjen e numrit të aksidenteve