Ballina Flash

”Tesla”-s nuk i ndahen problemet

UASHINGTON, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Prodhuesi i makinave elektrike ”Tesla” ka tërhequr rreth 54 000 automjete në SHBA për arsye sigurie të softuerit.

”Softueri i ngarjes autonome të makinave u lejon atyre të kalojnë tabelat orientuese të qarkullimit pa u ndalur plotësisht”, sipas një dokumenti nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të Autostradave të SHBA-së.

Raportet tregojnë se tërheqja mbulon 53 822 automjete, përfshirë disa modelet S, X, 2016-22, 2017-22 dhe modelet Y 2020-22.

Raportet pretendojnë se ”Tesla” do të kryejë një përditësim të softuerit për të përmirësuar perfomancën./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak6 humbje jete dhe 2590 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërNdotje mjedisore në Poliçan, AKM gjobit kryebashkiakun Zotkaj