TIRANË, 31 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prodhimi ditor i energjisë elektrike në tre HEC-et e kaskadës së Drinit është 18.833 MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 140 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 271.11 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.41 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.65 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 80 m3/s, në HEC-in e Komanit 50 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
KESH bën të ditur se, prodhimi ditor në të tre HEC-et është 18.833 MWh (ditor) dhe
Rezerva Energjetike 521.4 GWh.
/j.p/r.e/






















