Ballina Ekonomi

Ndryshimet ligjore, forcim i sigurisë ushqimore

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, diskutoi sot dy projektligje të rëndësishme në fushën e sigurisë ushqimore, atë “Për ushqimin” të ndryshuar” dhe “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krfca tha se “bujqësia shqiptare është në një proces përafrimi me BE dhe jemi duke punuar për ta bërë të mundur këtë përafrim”.

Krifca vuri në dukje se, ndryshimet ligjore synojnë forcimin e sigurisë ushqimore në vend.

Ministrja informoi se, importi i produkteve blegtorale dhe kafshëve kryhet vetëm nga zona (shtete) të pastra epizotike, të cilat janë të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve.

Për sa i takon marrëveshjeve të “Ballkanit të Hapur”, Krifca tha se, ato janë marrëveshje të hartuara mbi bazën e reciprocitetit mes vendeve nënshkruese, duke lehtësuar tregtinë për biznesin.

“Përmes akteve ligjore rrisim sigurinë ushqimore të produkteve me origjinë shtazore, shkallën e mbrojtjes së konsumatorit shqiptar dhe besueshmërinë e eksporteve”, deklaroi Krifca.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSa viruse ka në planetin tonë?
Artikulli tjetërBBC: Broja shija e shkëlqimit te ”Southampton”