Ballina Bota

TEL AVIV – Izraeli blen tri nëndetëse gjermane

TEL AVIV, 20 janar /ATSH-DPA/ – Izraeli dhe Gjermania kanë negociuar me sukses një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe për të furnizuar Izraelin me tri nëndetëse të reja, theksuan burime në Izrael.

”Pasi u pezullua për vite pas akuzave për korrupsion rreth shitjes, marrëveshja për blerjen e tri nëndetëseve të reja të klasit ‘Dakar’ tashmë është mbyllur, me nëndetësen e parë që pritet t’i dorëzohet Izraelit brenda nëntë viteve të ardhshme”, njoftoi Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Kostoja e operacionit do të jetë 3,4 miliardë dollarë, ndërsa qeveria gjermane do të përballojë një pjesë të kostos.

Qeveria aktuale e kryeministrit Naftali Bennett ka sinjalizuar synimin për të hapur një hetim mbi pretendimet për akte korruptive.

Pavarësisht akuzave për korrupsion, Gjermania ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për të mbështetur shitjen.

Në të kaluarën, qeveria gjermane ka justifikuar marrëveshje të tilla duke vënë në dukje përgjegjësinë e saj për sigurinë e Izraelit./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKisha e Shën Ndout në Kepin e Rodonit, hapet shumë shpejt për besimtarët e turistët
Artikulli tjetërRama: Fillojmë menjëherë organizimin për zgjedhjet e pjesshme lokale