Ballina Flash

Si ishte zemra në sytë Da Vinçit?

PIZA, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Një krahasim midis zemrës së Leonardo da Vinçit, të përfaqësuar në vizatimet e tij anatomike, dhe asaj të parë me sytë e një kirurgu të sotëm të zemrës, u realizua falë teknologjive më të avancuara, nga Scuola Superiore Sant’Anna, në Piza, në bashkëpunim me kardiokirurgun Francis Wells, profesor në Universitetin e Kembrixhit.

“Zemra e Leonardos: anatomia e tij kardiake e parë përmes syve bashkëkohorë” është titulli i leksionit të Francis Wells, i cili pas studimeve në Kembrixh dhe në Universitetin e Alabamas, ishte edhe nxënës i John Kirklin, një nga baballarët themelues të kardiokirurgjisë.

Wells ka treguar gjithmonë një interes për artet, veçanërisht ato të periudhës së Rilindjes, dhe ka studiuar në thellësi punën e Leonardo da Vinçit dhe vizatimet e tij anatomike, me referencë të veçantë për ato të zemrës./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Micro-Folie”, hapësira e re kreative me lojëra inteligjente për të rinjtë
Artikulli tjetërSTRASBURG – Macron: T’i japim një perspektivë të sinqertë Ballkanit Perëndimor