TIRANË, 12 janar /ATSH/ Investimet në transformimin e plotë të shërbimeve publike online, me cilësi dhe standarde për qytetarët, ishte në fokus të takimit që zhvilloi ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimet, Milva Ekonomi me përfaqësuesen e përhershme të UNDP në Shqipëri, Monica Merino.
“Ajo sapo ka ardhur, por shumë projekte i ka njohur dhe vlerësuar me konsideratë për progresin e arritur. Gjatë bisedës vlerësova bashkëpunimin e ngushtë e të frytshëm edhe në mbështetje të cilësisë së shërbimeve publike”, u shpreh Ekonomi, teksa theksoi se “UNDP është e angazhuar plotësisht për vazhdimin e mbështetjes në këtë drejtim”.
Ekonomi tha se, UNDP mbetet një partner i pazëvendësueshëm në rrugën që kemi nisur në transformimin e plotë të shërbimeve publike dhe rritjen cilësore gjatë ofrimit të tyre sipas standardeve më të mira evropiane dhe ndërkombëtare për qytetarët dhe bizneset.
/a.a/r.e/























