Ballina Flash

Kur ”Santander” të bën nder!

LONDËR, 11 janar /ATSH/ – Ditën e Krishtlindjes, rreth 75 000 persona u zgjuan me një dhuratë që ishte e papritur.

Në llogarinë e tyre rrjedhëse kishte shkuar një bonus i kredituar nga banka ”Santander” për klientët e saj në Britaninë e Madhe, shkruan faqja today.it.

Por, paratë e disbursuara, rreth 130 milionë sterlina, ishin dërguar gabimisht duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm institucionit bankar.

Siç raporton media britanike, tashmë stafi i bankës po përpiqet të rikuperojë paratë, që sigurisht nuk është një detyrë e lehtë, duke qenë se disa kredi janë dërguar në llogaritë rrjedhëse të bankave rivale.

Gabimi fatal kishte ndodhur në momentin e pagesave të rreth 2 000 llogarive të korporatave, që ishin bërë dy herë.

Kontaktet me bankat e tjera kanë nisur, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me personat që kanë shpenzuar tashmë paratë e ardhura gabimisht ose nuk kanë ndërmend t’i kthejnë.

Ka të ngjarë që vetë banka ”Santander” do t’i duhet të kontaktojë individualisht klientët, përfshirë individë dhe kompani, në përpjekje për të rikthyer paratë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta e dhunshme, PD përjashton Berishën dhe 8 anëtarë të tjerë
Artikulli tjetërPS mbledh Kongresin në 29 janar