Ballina Aktualitet

Duma: Distancohem nga dhuna e Berishës

TIRANË 8 janar /ATSH-I.Vata/- Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma deklaroi sot se “distancohem nga dhuna e Sali Berishës”.

Në një prononcim për mediat, Duma tha se “nuk ka demokrat që sulmon një demokrat. Padyshim erdhëm këtu me besimin e plotë që asnjë njeri në emër të integritetit të vet nuk mund t’i lërë kauzat përgjysmë. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, të heqja  e vidave, por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidership i cili i vjetër, shumë i vjetër, doja t’i thoja hajde futu këtu normal. Në fakt ata që janë zgjedhur nga populli, ata që janë grupi i deputetëve parlamentarë të PD-së duhet të gjenin mënyrën të diskutonin qetësisht se kurrë nuk besohej që dhuna, fyerjet, sharjet të ndodhnin midis demokratëve”.

“Kam ardhur me qartësinë e plotë që kjo nuk duhet të ndodhte në këtë kohë dhe nuk mund të imagjinohet që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Është një fatkeqësi për ne që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, bëjmë protesta me gaz kudër njëri-tjetrit. E papranueshme, kërkohet zgjidhje. Nuk është çështje godine, nuk është çështje muresh, saldimesh, është çështje njerëzish të cilët besojnë në kauza reale”, tha ajo.

“Distancohem nga dhuna është pak ta thuash. Duhet ndëshkuar dhuna për një të ardhme të Partisë Demokratike që duhet të ishte shpresa e shqiptarëve e cila nuk mund të jepte sot këtë pamje. Isha sot për të mos e parë këtë pamje, ndihem keq totalisht. Kam bindjen absolute se dhe ata demokratë që janë atje që ngjiten nëpër shkallë unë do u jap dorën prap se janë të keqpërdoruar. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës”, theksoi ajo.

Duma shtoi se “jam te pjesa e verandës se brenda ishte e vështirë të merrje frymë nga godina e partisë.  Ç’tju them?! T’ju them se goditje e dyerve kanë qenë të rënda që nuk  dëgjoheshin më fjalë normale dhe unë ju thoja njerëzve që lere që të qetësohemi. Kjo e gjitha nuk na takon ne dhe duhet ta zgjidhim sërish bashkë”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreu i Policisë së Tiranës: Selia e PD-së konsiderohet vendngjarje, ndërhymë për të shmangur aktet e dhunshme
Artikulli tjetërAmbasada e Italisë: Përdorimi i dhunës si mjet politik i papranueshëm