TIRANË 22 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Gjon Kodra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 17.12.2021 për subjektin e rivlerësimit, Gjon Kodra bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.12.2021, vendosi:Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Gjon Kodra, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.






















