Ballina Flash

Inspektorët bashkëpunëtorë të Policisë dhe IKMT për krimet mjedisore

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në zyrat e Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier.

Gjatë vizitës Kumbaro theksoi nevojën për të trajtuar me prioritet çështjet mjedisore dhe ankesat që vijnë nga qytetarët e bizneset për respektimin e kritereve të përcaktuara qartë nga ligji.

Kumbaro theksoi gjatë vizitës se me shtimin e dritares së re të denoncimit të krimit mjedisor në Komisariatin Digjital, inspektorët duhet të jenë bashkëpunëtorë të vyer krah Policisë së Shtetit dhe IKMT-së për dëmet që i bëhen natyrës.

“Në zyrat e Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier duke takuar drejtuesit, punonjësit dhe inspektorët ku theksuam nevojën për të trajtuar me prioritet çështjet mjedisore dhe ankesat që vijnë nga qytetarët e bizneset për respektimin e kritereve të përcaktuara qartë nga ligji. Me shtimin e dritares së re të denoncimit të krimit mjedisor në Komisariatin Digjital, inspektorët duhet të jenë bashkëpunëtorë të vyer krah Policisë së Shtetit dhe IKMT-së  për dëmet që i bëhen natyrës”, u shpreh Kumbaro.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVjen në jetë fëmija i 9 i familjes Suka, përfiton 120 mijë lekë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Përballë valës së Omicron, SHBA shpërndan 500 milionë teste falas