TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Puka, parajsa e fshehtë e Veriut, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, ka ndezur dritat e festave të Fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Pukës në prag të festave të Fundvitit. “Dhjetori i festave në Pukë”, shprehet Rama.
Reflektimi i dritave mbi liqen, sjell një pamje mbresëlënëse, sidomos në këto ditë dimri.
Qendra e qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël e kanë shndërruar atë dhe në një atraksion të ri turistik gjithëvjetor.
Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.
/k.s/j.p/























