TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën e vështirë që po përballet SHBA pasi u godit nga dhjetëra tornado.
Tornadot kanë shkaktuar deri tani 100 viktima, sidomos në Kentaki, ku mendohet edhe numri më i madh i tyre.
Xhaçka shprehet se është e tronditur nga kjo situatë dhe se zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme.
“E tronditur nga humbja tragjike e jetëve në Midwest, SHBA . Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme”, shprehet ministrja.












