Ballina Ekonomi

Eksportet në industrinë e peshkimit 6 miliardë lekë

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Peshkimi po vijon  trendin në rritje të eksporteve gjatë këtij vitit,

Eksportet në industrinë e peshkimit janë rritur me 1.2 miliardë lekë gjatë periudhës janar-tetor 2021.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, për këtë 10 mujor janë eksportuar 8100 ton produkte peshku, me një vlerë prej 6 miliardë lekë.

Ndikim kryesor në eksportet e peshkut zë peshku i konservuar dhe açuget.

Peshkimi eksporton sot në Itali, Greqi, Spanjë, Suedi, Norvegji, Kroaci, Etoni, Danimarkë, Rumani, Gjermani, Holandë, Hong Kong, në vendet e rajonit, Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe është shtrirë së fundi edhe në Japoni.

Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit.

Ndërsa investimet të kombinuara më kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë që eksporti i peshkut të shënojë rritje të ndjeshme vitet e fundit.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLaguna e Orikumit, një bukuri rrëzë maleve
Artikulli tjetërUKRAINË- Rusia bllokon 70% të detit Azov