Ballina Bota

BRUKSEL – EMA: Rastet e variantit Omicron më të lehta

BRUKSEL, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/- Të dhënat paraprake sugjerojnë se rastet e variantit Omicron dukeN kryesisht të lehta, deklaroi sot kreu i task forcës për vaksinën kundër Covid-19 në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë (EMA), Marco Cavaleri.

Cavaleri theksoi nevojën për të mbledhur më shumë prova për të përcaktuar nëse spektri i ashpërsisë së sëmundjes së shkaktuar nga Omicron është i ndryshëm nga ai i të gjitha varianteve që kanë qarkulluar deri më tani.

“Vetëm koha do ta tregojë. Në këtë fazë nuk kemi të dhëna të mjaftueshme që tregojnë ndikimin e variantit Omicron në efikasitetin e vaksinave të miratuara, por ne jemi duke monitoruar dhe mbledhur vazhdimisht prova”, tha ai.

“Kompanive që tregtojnë vaksinat kundër Covid-19 u kërkohet të dorëzojnë rezultatet e testeve laboratorike për të përcaktuar nivelin e neutralizimit për variantin Omicron”, tha Cavaleri, duke vënë në dukje se EMA është gati të veprojë shpejt nëse do të jetë e nevojshme. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pret Escobar: “Ballkani i Hapur”, nismë që mbështetet nga administrata Biden
Artikulli tjetërMeta: Degët teknologjike, mundësi unike për breza profesionistësh