Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 4 dhjetor 2021

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Moti ditën e shtunë parashikohet me vranësira deri të dendura në orët e mesditës dhe më pas edhe alternime kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët. Në pjesën veriperëndimore dhe jugperëndimore të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në Alpe reshje bore me intensitet të ulët. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1000 metër në verilindje. Mjegull e mjegullinë në lugina.

Era jugperëndim -veriperëndim. me shpejtësi mesatare 2-10m/sek. Valëzimi i forcës 4.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/13 re diell
Kukës 3/9 re shi diell
Lezhë 9/14 re diell
Dibër 3/8 re shi diell
Durrës 8/14 re shi diell
Tiranë 9/14 re shi diell
Elbasan 5/13 re shi diell
Berat 4/13 re shi diell
Vlorë 9/15 re shi diell
Korcë 3/8 re shi diell
Gjirokastër 4/12 re shi diell
Sarandë 10/15 re shi diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇfarë është glicemia dhe cilat janë vlerat saj?
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/12/2021