PRISHTINË, 28 nëntor/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërsa sot janë shëruar 5 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.
Në total numri i rasteve aktive është 335.












