Ballina Ekonomi

Rezerva valutore 4.2 miliardë euro

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të muajit shtator rezerva valutore shënoi 4.2 miliardë euro.

Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, vlera e rezervës valutore është rritur me 1.7 %.

“Stoku i rezervës valutore në fund fund të 3-mujorit të tretë 2021, vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 8.4 muajve import mallrash dhe shërbimesh”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë

Teksa thekson se, vlera e rezervës valutore llogaritet për mbulimin e 300 % të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.

Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, apo për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit, çmimeve dhe stabilitetit financiar.

Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtegu Dragobi-Qafë Droce, kryevepër e ngjitjes alpine në Valbonë
Artikulli tjetërMbi 72 % e eksporteve shqiptare drejt BE-së