Ballina Flash

“Java e Flamurit” në Gjirokastër, vizitat në muzeume pa pagesë

TIRANË 23 nëntor /ATSH-I.Vata/ Në javën e Festave të Nëntorit, bashkia e Gjirokastrës ka çelur pa pagesë dyert e muzeumeve për vizitorët.

Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, në periudhën 22-29 Nëntor, çdo qytetar apo turist që dëshiron të vizitojë muzeumet në qytetin e gurtë, nuk do të paguajë vlerën monetare të biletës, pasi hyrja ofrohet falas për vizitorët.

“Në atmosferën e festave të 28-29 Nëntorit, bashkia po organizon një program të larmishëm aktivitetesh të titulluar “Java e Flamurit”. Organizimi i koncerteve, Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë, ekspozitave, promovime librash, shfaqje filmash, etj., po krijojnë një atmosferë festive duke gjallëruar qytetin e Gjirokastrës”, shprehet Golemi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: Lehtësirat fiskale për biznesin përkthehen në vende pune
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermania regjistron një tjetër shkallë rekord incidence