Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 16 nëntor 2021

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Ditën e martë në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Gjatë ditës do të mbizotërojnë vranësirat dhe hera herës kthjellime. Vranësirat kryesisht do të përqendrohen në zonat jugore të vendit aty ku nuk do të mungojnë reshjet e përkohshme të shiut.

Mjegulla e dendur sërish do të përfshijë luginat e vendit gjatë mëngjesit. Era do të fryjë nga juglindja 1 deri 8 m/sek. Deri në mesditë përgjatë brigjeve të Jonit era do të ketë shpejtësi 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë në brigjet e Jonit.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/18 re diell
Kukës 4/10 re diell
Lezhë 11/20 re diell
Dibër 4/13 re  diell
Durrës 11/20 re diell
Tiranë 12/20 re diell
Elbasan 10/19 re  diell
Berat 9/20 re  diell
Vlorë 13/20 Re diell shi
Korcë 5/10 re diell shi
Gjirokastër 7/17 re diell shi
Sarandë 12/19 re diell shi

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGreqi – Mitsotakis në një vizite zyrtare në BM pas Brexit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËKOMBËTARE 16/11/2021