Ballina Flash

Rikthehet panairi i 24-t i librit

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Rikthehet pas një viti mungesë për shkak të pandemisë panairi i 24-t i librit.

Kjo ngjarje kulturore bën bashkë botues, shkrimtarë, përkthyes dhe të apasionuarit pas librit në datat 17 -21 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Këtë vit ky panair përveç titujve të ri për lexuesit do sjellë takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi, workshope, seminare etj.

Si çdo panair tjetër edhe këtë vit do të ndahen çmime sipas kategorive nga organizatorët.

Në këtë panair marrin pjesë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Panairi i 24-t i librit këtë vit organizohet me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.

Ndryshe nga herët e tjera ky panair do të organizohet duke respektuar masat anti-COVID.

 

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd
Artikulli tjetërCOP26 – Von der Leyen: Vendimi për heqjen dorë të përdorimit të qymyrit, zhgënjyes