Ballina Flash

CNN: Kriza klimatike ndikon në format e trupit të zogjve

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Trupat e zogjve po zvogëlohen si një përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike, madje edhe në vende si pyjet tropikale të Amazonës që janë relativisht të paprekura nga duart e njeriut, sipas CNN.

Studiuesit kanë mbledhur informacione për më shumë se 15,000 zogj jo migrues që përfshijnë 77 lloje gjatë një periudhe 40-vjeçare, të cilët u kapën në pyjet e Amazonës, u etiketuan dhe më pas u lëshuan.

Shkencëtarët zbuluan se pothuajse të gjithë trupat e zogjve janë bërë më të lehtë që nga vitet 1980, duke humbur mesatarisht rreth 2% të peshës së tyre trupore çdo dekadë, sipas një studimi të ri të botuar të premten në revistën ‘Science Advances’.

Mesatarisht, për speciet e zogjve që peshonin rreth 30 gram (1 ons) në vitet 1980, popullsia e tyre tani është mesatarisht rreth 27.6 gram (0.97 ons). Studimi zbuloi gjithashtu se gjerësia e krahëve po bëhej më e madhe në një të tretën e specieve të zogjve të Amazonës.

Ky model është vërejtur edhe te zogjtë shtegtarë të Amerikës së Veriut.

“Këta zogj nuk ndryshojnë dhe aq shumë për nga madhësia. Ata nuk kanë ndryshime të mëdha, kështu që kur të gjithë në popullatë janë disa gram më të vegjël, është domethënëse”, tha bashkëautori Philip Stouffer, i cili është profesor në Shkollën e Burimeve Natyrore të Rinovueshme të Universitetit Shtetëror të Luizianës.

“Kjo padyshim po ndodh kudo dhe ndoshta jo vetëm me zogjtë,” tha Stouffer në një njoftim për shtyp.

“Nëse shikoni nga dritarja dhe merrni parasysh atë që po shihni atje, kushtet nuk janë si 40 vjet më parë, dhe ka shumë të ngjarë që bimët dhe kafshët t’i përgjigjen ndryshimeve klimatike gjithashtu. Ne kemi mendojmë se gjërat që ne shohim janë të rregulluara në kohë, por nëse këta zogj nuk rregullohen në kohë, kjo mund të mos jetë e vërtetë”. //a.i/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zogjtë që jetonin më lart në mbulesën e pyllit, të cilët ishin më të ekspozuar ndaj nxehtësisë dhe kushteve më të thata klimatike, pësuan ndryshimet më dramatike në peshën e trupit dhe madhësinë e krahëve, sipas studiuesve.

Pesha më e ulët e trupit dhe rritja e gjatësisë së krahëve do të thotë që zogjtë përdorin energjinë në mënyrë më efikase, theksojnë studiuesit.

Për shembull, krahasuar me një avion luftarak me krahë të shkurtër që ka nevojë për shumë karburant për të fluturuar, një aeroplan me një trup të hollë dhe krahë të gjatë fluturon me shumë më pak energji.

Studimi tregoi se, klima e ngrohtë ndikonte në forcën lëvizëse të këtyre ndryshimeve, por ky lloj mekanizmi nuk ishte plotësisht i qartë. Klima në Amazonën braziliane, ku jetonin zogjtë, ishte bërë më e nxehtë dhe më e lagësht, të paktën në sezonin e shirave, gjatë periudhës kur ishte kryer studimi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPr/buxheti 2022 për MEPJ rritje prej 17%
Artikulli tjetër“Katar 2022″/ Shqipëria sonte përballë Andorrës, fitore për të ruajtur vendin e 3-të