Ballina Flash

Evidentohet prania e lundërzës në 28 pika në liqenet e Prespës

TIRANË 12 nëntor /ATSH-I.Vata/ Përmbyllet për këtë vit monitorimi me tri faza i lundërzës në liqenet Prespë e Madhe dhe Prespë e Vogël.

Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, e cila njoftoi se nga 28 pika të marra në studim, prania e shenjave të saj u evidentua pothuajse në të gjitha këto pika.

Përveç metodës së monitorimit nga prezenca e jashtëqitjeve, gjurmëve, mbetjeve ushqimore etj., u grumbulluan të dhëna edhe nga kamerat kurth, të vendosura në strofullat potenciale si vendpushim dhe ka rezultuar të fotografohet një individ.

Gjithashtu, prania e shpeshtë e jashtëqitjeve të lundërzës pranë vendeve ku njerëzit realizojnë aktivitetin e tyre si varkat e peshkimit, është një tregues se kjo specie është paqësore dhe kërkon të jetojë në harmoni. Ky studim do të realizohet përsëri vitin e fundit të projektit.

Lundërza (Lutra lutra), listohet si afër kërcënimit (NT) nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), si dhe renditet në aneksin II dhe IV të Direktivës Evropiane të Habitateve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Nuk ka investim më të mirë se arsimi
Artikulli tjetërKurti në Forumin e Paqes në Paris: Detyra jonë si liderë të avokojmë për më shumë barazi e drejtësi