Ballina Flash

TikTok-u shpëton një 16-vjeçare

KAROLINË E VERIUT, 8 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një vajzë 16-vjeçare, e zhdukur prej ditësh në Karolinën e Veriut, u shpëtua falë një aplikacioni të TikTok-ut që sinjalizon dhunën dhe  kërkon ndihmë.

Një shofer vuri re në anën e pasme të një makine tjetër një vajzë që bënte gjestin e pëllëmbës së mbyllur, me  gishtin e madh të përkulur, shenjë e shpikur nga kanadezët për t’i dhënë grave një mjet mbrojtës kundër abuzimeve, në ndërkohë që i njoftojnë këto veprime të dhunshme pa folur.

Automobilisti duke njohur kuptimin e asaj lëvizjeje, thirri menjëherë 911, numri i emergjencave dhe duke ndjekur automjetin me vajzën në bord për disa kilometra ka ndihmuar policinë për ta përgjuar.

Personi u arrestua dhe vajza u shpëtua.

Ishte vetë ajo që deklaroi se gjestin e bërë e kishte mësuar në TikTok./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 8 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërCOP26 – Financime për vendet e varfra për përballimin e ndryshimeve klimatike