Ballina Flash

Për herë të tretë, tetori më i ngrohtë në histori

Fallen leaves in autumn forest at sunny weather

ROMË, 8 nëntor /ATSH-DPA/ Muaji i kaluar ishte tetori i tretë më i ngrohtë në botë i regjistruar që nga viti 1979, njoftoi të hënën shërbimi evropian i ndryshimeve klimatike Copernicus.

Studiuesit thanë se vetëm tetori 2015 dhe 2019 ishin më të ngrohtë – dhe vetëm “në mënyrë margjinale”. Temperaturat globale ishin 0,42 gradë më të ngrohta se mesatarja e bazë nga viti 1991 deri në vitin 2020.

Temperaturat më të ngrohta se mesatarja ishin veçanërisht të dukshme në Kanadanë veriore, Rusinë veriore dhe Antarktidën perëndimore. Në Evropën jugore dhe juglindore, ishte disi më ftohtë se zakonisht.

Copernicus, shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike, është i vendosur në Bolonjë, Itali dhe Reading, Britani. Ai publikon raporte mujore mbi temperaturën e ajrit, akullin e detit dhe ciklin e ujit duke mbledhur të dhëna nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit në mbarë botën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Jemi gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në
Artikulli tjetërMbështetje e zëshme e PE-së për miratimin e datës së konferencës së parë ndërqeveritare