Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/11/2021

SHBA – Hiqen kufizimet e hyrjes për udhëtarët e vaksinuar kundër Covid-19.

JAPONI – Hyn në fuqi lehtësimi i kufizimeve kufitare për udhëtarët e biznesit dhe studentët e huaj.

SINGAPORE (Singapore) – Rihapja e kufijve për udhëtarët e vaksinuar australianë dhe zviceranë, pa karantinë.

UKRAINE – Hyn në fuqi pezullimi i nëpunësve civilë dhe mësuesve të pavaksinuar kundër Covid-19.

GREIFSWALD (Gjermani) – 10-vjetori i gazsjellësit ”Nord Stream”, që lidh drejtpërdrejt Rusinë dhe Evropën nëpërmjet detit Baltik.

ZVICËR – Fillimi i një fushate vaksinimi kundër Covid-19 përpara rihapjes së vendpushimeve të skive.

VJENE (Austri) – Konferenca e IAEA mbi sigurinë bërthamore globale.

MOSKË (Rusi) – Ministri i Jashtëm Lavrov pret homologun e tij venezuelian Arreaza.

EREVAN (Armeni) – Protesta me kërkesën e opozitës.

NJU JORK – Ankandi vjeshtor në Christie’s, përfshirë Picasso, Van Gogh, Monet, Basquiat dhe Banksy.

SANTIAGO (Kili) – Votimi i mundshëm nga Dhoma e Deputetëve për aktakuzën kushtetuese kundër presidentit Sebastian Pinera./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • an
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 8 nëntor 2021
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermania përjeton rekord infektimesh