Ballina Aktualitet

Miratohet rregullorja e komisionit hetimor për impiantet e mbetjeve urbane

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Sot u zhvillua mbledhja e dytë e komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme për funksionimin e Komisionit Hetimor, e cila u miratua me unanimitet në parim dhe nen për nen.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku u shpreh se, “ky komision do të veprojë mbi bazën e ligjit për Komisionet hetimore, mbi bazën e Kodit të Procedurës penale dhe mbi bazën e Rregullores së brendshme”.

Në përfundim të mbledhjes palët u dakordësuan parimisht për ditën dhe rendin e mbledhjes së ardhshme të komisionit hetimor.

Komisioni parlamentar u ngrit me Vendimin e Kuvendit nr. 81 /2021, me propozim të 39 deputetëve të Partisë Demokratike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBotohet libri kushtuar tre klerikëve të rinj nga Kosova
Artikulli tjetërHUNGARI – Orban: Nëse Perëndimi i kërkon, hapim korridor për migrantët