Ballina Flash

FUTBOLL – Aguero jashtë fushe pas testimeve kardiake

BARCELONË, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Futbollisti i Barcelonës, Sergio Aguero, do të jetë jashtë fushës së blertë për të paktën tre muaj pas kryerjes së testeve të zemrës, njoftoi klubi.

Sipas faqes zyrtare të klubit, ylli argjentinas i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik pas të cilit nuk do të jetë në gjendje të luajë për një kohë, ndërkaq, efektshmëria e trajtimit do të vlerësohet për të përcaktuar procesin e tij të rikuperimit.

Futbollisti 33-vjeçar nuk u ndie mirë në pjesën e parë të ndeshjes së La Ligës mes Barcelonës dhe Alavesit të shtunën dhe u zëvendësua para pjesës së parë nga Philippe Coutinho.

Aguero më pas u dërgua në një spital për vlerësim kardiologjik.

Ish-lojtari i Manchester City-t ka shënuar një gol në pesë ndeshje për Barcelonën deri më tani./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantuesja Eva Murati, apel qytetarëve: Mos u tregoni egoistë, vaksinohuni!
Artikulli tjetërSami Frashëri, intelektuali më i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare