Ballina Ekonomi

Mbështetje për fermerët 2 miliardë lekë 

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Politikat e qeverisë adresojnë për vitin që vjen, prioritet më së shumti për zhvillimin rural, në mbështetje të prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale.

Sipas të dhënave në projektbuxhetin e vitit 2022, 7 miliardë lekë është fondi i akorduar për këta sektorë.

Ndërkohë që në krahasim me buxhetin e këtij viti, është rritur me 2 miliardë lekë,  mbështetja e drejtpërdrejtë për fermerët, ose siç njihet ndryshe subvencionet.

Gjatë vitit të ardhshëm, parashikohet që nga skemat kombëtare në bujqësi të përfitojnë 4800 fermerë dhe nga skemat e përfitimit të naftës 17.500 fermerë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Ekonomia e eurozonës afër niveleve të para krizës
Artikulli tjetërG20 – Liderët globalë miratojnë reformën e taksave ndërkombëtare