TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Kreditimi i ekonomisë në 9-mujorin e këtij viti shënoi nivelin më të lartë krahasuar me vitin 2020.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë kësaj periudhe në total sistemi bankar disbursoi 174.4 miliardë lekë kredi.
Krahasuar me një vit më parë, kreditimi për ekonominë u rrit me 4.8%, duke iu afruar niveleve të para periudhës së pandemisë.
Sipas BSH-së, kontribut në rritje dha kredia për kategorinë individët, ku kredia e re u rritur me 43%.
Ndërkohë, në segmentin më të madh atë të biznesit, kredia u rrit me 9%.






















