Ballina Bota

ITALI – Uragani Apollo bllokon Siçilinë

KATANIA, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Ishte një natë me shi të rrëmbyer në Siçilinë Lindore si edhe me erëra të forta për shkak të stuhisë Medicane e shndërruar në uraganin Apollo.

Stuhi të forta janë regjistruar veçanërisht në zonat e Sirakuzanos dhe Raguzës.

Reshje shiu janë evidentuar edhe në Katania, por që është prekur më pak për momentin.

”Situata përkufizohet si ‘në zhvillim’, por për momentin nuk raportohet asnjë dëm në njerëz”, deklaroi Mbrojtja Civile italiane, që vazhdon të monitorojë situatën.

E vetmja përmbytje e raportuar është, për momentin, ajo e rrugës ”Priolo Gargallo” që çoi në mbylljen e trafikut përgjatë rrugës kombëtare 114 pranë daljes në Cava Sorciaro.

Në vendngjarje janë të pranishme forcat e zjarrfikësve dhe vullnetarëve që po punojnë me pompat e shkarkimit të ujit.

Moti i keq që po prek Siçilinë Lindore ka bllokuar edhe transportin hekurudhor.

Lidhjet midis Katanias dhe Sirakuzës aktualisht janë ndërprerë. Po ashtu edhe seksioni Sirakuzë-Modica-Gela.

Linja më e prekur është Sirakuzë-Augusta./   /os/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlevis Xhoxhi, sekretar i komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit
Artikulli tjetërSHBA mbështet nismën Ballkani i hapur: U besojmë udhëheqësve të tre vendeve