Ballina Ekonomi

Buxheti 2022 për bujqësinë 12.7 miliardë lekë

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Buxheti i vitit 2022 ka adresuar për sektorin e bujqësisë një fond prej 12.7 miliardë lekë, me fokus zhvillimin e sektorit rural në Shqipëri, rritjen e eksporteve dhe të punësuarve.

Sipas të dhënave zyrtare nga projektbuxheti 2022, për bujqësinë do të shkojnë 5.9 miliardë lekë për investime.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vënë si objektiv për vitin 2022, zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, duke rritur numrin e të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim në afro 533 mijë të punësuar.

Gjithashtu fokus kryesor është edhe zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me fruta dhe perime; aktivitetet promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim, si dhe rritjen e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit në 44.3 miliardë lekë në vitin 2022.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPse Buckingham Palace e mbajti sekret hospitalizimin e mbretëreshës?
Artikulli tjetërBRUKSEL -Borell: BE-ja mbështet krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës