Ballina Bota

TURQI – Lira në kolaps pas dëbimit të ambasadorëve

ANKARA, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Lira turke prek një tjetër rekord negativ, pas dëbimit të urdhëruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan të 10 ambasadorëve perëndimorë nga Turqia, përfshirë ata të SHBA -së, Gjermanisë dhe Francës.

Monedha kombëtare turke u zhvlerësua me më shumë se 2,0% brenda një dite.

Erdogan kërkoi dëbimin e ambasadorëve të Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe SHBA-së, të cilët kërkuan lirimin e një disidenti politik.

Ndërkohë, pritet një ulje prej 16% e interesit për kreditë e bankave shtetërore turke.

Ndër bankat në fjalë është edhe ”Halk Banka”, e përfshirë në një hetim në SHBA, e akuzuar se ka ndihmoi në krijimin e një skeme për t’iu shmangur sanksioneve amerikane kundër Iranit./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFerma e mollëve në Peshkopi, model i ciklit të mbyllur në bujqësi
Artikulli tjetërVrasja e biznesmenit në Fier, Meta: Autorët të vihen para drejtësisë