Ballina Ekonomi

Norma interesit të Bonove të thesarit 1.7%

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit (yield) të bonove të thesarit me maturim 12-mujor, rezultoi në nivelin 1.7% në ankandin e kësaj jave.

Sipas BSH-së, këtë javë, yield-et kanë pësuar rënie, krahasuar me ankandin e mëparshëm, në fund të muajit shtator, ku norma e interesit shënoi nivelin 1.77%.

Nga 9.7 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 11.25 miliardë lekëve.

Yield-et e letrave të borxhit të qeverisë (bono e obligacione) kanë ndjekur një tendencë të përgjithshme në rënie, kjo falë injektimeve të mëdha të likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të sektorit financiar, që nuk ka pësuar pasoja nga kriza e pandemisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen: BE-ja nuk do të financojë barriera kundër migrantëve
Artikulli tjetërRimbursimi i TVSH-së, mbi 20 miliardë lekë