PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 18 raste të reja që rezultuan pozitivë me koronavirus nga 2.198 testime.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.
Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.
Në total numri i rasteve aktive është 510. /KosovaPress/






















