TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me përfaqësues të sipërmarrjes.
Kumbaro u shpreh se, “ky ishte një takim njohës e shumë miqësor, por mbetet vetëm i pari në vazhdën e konsultimeve e bashkëpunimeve që do të kemi me sipërmarrjen”.
“Sfida aktuale, për të cilën duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët, është ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe të pariciklueshme”, theksoi Kumbaro.
“Ramë në një mendje me përfaqësues të kompanive në fushën e ricklimit se jo në planet futuriste, por e ardhmja jonë e afërt është ekonomia qarkulluese. Do t’i gjejmë të gjitha mënyrat që ta realizojmë këtë, duke plotësuar kërkesat e biznesit e njëkohësisht duke mbrojtur interesin publik”, tha Kumbaro.
/r.e/























