Ballina Flash

Rolling Stones nxjerrin në pension “Brown Sugar”

NJU-JORK, 13 tetor /ATSH-ANSA/ – Pas 50 vjetësh, Rolling Stones kanë nxjerrë në pension këngën “Brown Sugar”, sepse fjalët e saj përshkruajnë tmerret e skllavërisë.

Grupi nuk e përfshiu këngën e vitit 1971 në turneun e tyre aktual “No Filter”, në SHBA dhe tashmë Keith Richards ka konfirmuar për “Los Angeles Times” se klasiku i muzikës blues është hequr nga formacioni.

“Brown Sugar” ishte deri më tani në vendin e dytë midis këngëve të Stones më të prezantuara në skenë nga grupi: plot 1 136 herë.

Sipas revistës “Rolling Stone”, ajo u luajt për herë të fundit në Majemi më 30 gusht 2019./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 508 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërBullgaria, mbështetje procesit të integrimit europian të Shqipërisë