YouTube anulon Rewind

MILANO, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Rewind, përmbledhja klasike e videove më të shikuara në YouTube, nuk do të mbahet as në fund të këtij viti.

Kompania kishte anuluar edicionin 2020 për shkak të COVID-19, duke pasur parasysh se për muajt e vështirë të pandemisë nuk ishte rasti të festohej me videot më të klikuara dhe do të bëjë të njëjtën gjë në këtë 2021.

Siç konfirmohet nga faqja Tubefilter, YouTube ka vendosur të eliminojë plotësisht Reëind, duke e zëvendësuar atë me “përvoja të tjera”.

Sipas kompanisë pjesë e Alphabet (ku bën pjesë edhe Google), platforma ka arritur një numër kaq të konsiderueshëm të videove, të famshme dhe jo, saqë do të ishte shumë e ndërlikuar për të përmbledhur trendin vjetor në një video disaminutëshe, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Në vend të kësaj, Google do të mbështetet te krijuesit, si MrBeast dhe Slayy Point, për të prodhuar video të fundvitit dhe për t’i promovuar ato përmes rrjeteve sociale.

Përdoruesit duhet të kenë qasje, deri në dhjetor, në një mjet të ri përmbledhës me tendencat vjetore, si edhe në një minifaqe ndërvepruese me përmbajtjen e promovuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.